Aktualitet

Rama në Kongresin e PS: Dua 800 mijë vota për mandatin e tretë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:43 - 29/02/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama shpalli sot ambicien për të fituar mandatin e tretë. Nga podiumi i Kongresit të PS, kreu i qeverisë tha se i duhen 800 mijë vota socialiste për një tjetër 4-vjeçar në qeverisjen e vendit.


“Dua 800 mijë vota për mandatin e tretë të PS. Është shumë e lehtë të thuhet, shumë e vështirë të bëhet, për më tepër kur në rrugën e 8 viteve deri në momentin që do të na duhet të kërkojmë 800 mijë vota, ka nevojë për të pranuar dhe për të kuptuar se duhet edhe më shumë energji. Ndërkohë që një pjesë e energjisë është konsumuar”, u shpreh Rama.



I pari i qeverisë tha se synimi është që ky mandat të mbyllet me një bilanc kuptimplotë por edhe me reforma për mandatin e tretë. “Në dy mandatet që kemi marrë, në 2013 dhe 2017, kemi bërë më shumë reforma shtetbërëse se sa të gjitha qeveritë në këto 30 vite. Detyra jonë është ta mbyllim këtë mandat me një bilanc dhe program kuptim plotë për mandatin e tretë.


Nëse mandati i parë ishte për të hapur themelen, i dyti është për të shtrirë kantieret, i treti na duhet për ta vendosur Shqipërinë në një nivel tjetër si shtet dhe ekonomi. Kjo parti është shpirti patriotik i politikës shqiptare dhe fytyra europiane e Shqipërisë”, tha kryeministri.

Kryeministri nuk ka lënë pa shigjetuar edhe manifestimin e thërritur nga presidenti Ilir Meta, më 2 mars, ku duke iu referuar përvjetorit të Besëlidhjes së Lezhës në këtë ditë, shtoi se po ngatërrohet Gjergj Kastrioti Skënderbeu me kundërshtarët e Reformës në Drejtësi.

“Njerëzit po presin besëlidhjen e dytë të Lezhës më 2 mars, do ngatërrojnë Gjergj Kastriotin me armiqtë e betuar të reformës në drejtësi. Po e bëjmë të mundur ne, po ndodh sot reforma në drejtësi. Do bëjë besëlidhjen e dytë, po marrë mundimin të shkojë as deri në Lezhë, por duke ndenjur e duke thënë se jemi këtu. Nuk i shofin njerëzit fare, njerëzit shohin nga ne, ne duhet të shohim shumë përtej atyre që kemi bërë e duhet të shohim shumë përtej atyre me të cilat jemi mësuar të fitojmë sepse nesër nga ne do kërkohet shumë më tepër e kujt t’ja kërkojnë, nga të kthehen. Nuk dua të merrem fare me katandisjen e konkurrentëve se janë katandisur si karikaturat e vetes së tyre, por duhet t’i kuptojmë sot pa na ndodhur, se ca pasojash sot mund të ketë”– tha ai.

 


Etiketa: , , ,

Pas