Aktualitet

Rama në Lezhë: Niveli i reshjeve, 2 herë më i madh se në kohën e Berishës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:26 - 10/01/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të vizitojë zonat e prekura nga përmbytjet në Lezhë, fill pasi u komunikua vizita e kryedemokratit Lulzim Basha tek banorët e Shkodrës, një tjetër qark ky që po vuan nga përkeqësimi i motit.



Gjatë komunikimit me kryetarin e Bashkisë, Pjerin Ndreu, Rama tha se “niveli i reshjeve të shiut është dy herë më i madh se në vitin 2010.” 


Duke argumentuar kështu në mënyrën e tij se, përmbytjet janë të justifikueshme, dhe dëmet më të pakëta.



“Aty ku sot bilanci ditor i rreshjeve është dy herë më i lartë se në janarin e lemerisshëm të vitit 2010, kur kanalet e bllokuara gjithandej nga plehrat dhe menaxhimi kriminal i kaskadës së Drinit bën hatanë e zezë!” – u shpreh Rama.



Megjithatë, e vërteta është se përpara 11 viteve, në kohën e qeverisjes Berisha, asnjë segment rrugor nuk pësoi shembje masive për shkak të reshjeve intensive.

Lexo edhe :  “Tirana mbytet në lumë betoni”, Këlliçi denoncon Veliajn: Show me gjelbërimin

Sot kemi në gjendje të tillë segmentin rrugor që lidh fshatrat e njësisë administrative Ungrej në Lezhë me Kallmentin.

Rruga është bllokuar duke izoluar qindra banorë të zonës, të cilët nuk kanë asnjë mundësi tjetër për t’u lidhur me qendrën urbane.

Dhe kjo paraqitet pikërisht si një fakt kundër propagandës së Ramës, se falë punës së madhe kemi dëme të pakëta, “dhjetra herë më të vogla”.

LEXO EDHE:

Pamje të frikshme/ Rruga ndahet më dysh në Lezhë, bllokohen disa fshatra

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas