Aktualitet

Rama në Mat: Me Rrugën e Arbrit për një orë do jeni në Tiranë





               Publikuar në : 12:13 - 09/06/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama nga Mati ku prezantoi ish-gardistin Agron Malaj si kandidat për kryetar bashkie, u shpreh se qeveria do mbajë zotimin për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Rama theksoi se kjo rrugë do të bëjë që Burreli me Tiranën të bëhen për 1 orë.


“Do bëjmë çmos për të humbur kohën e humbur. Rimblidhemi në këtë shesh pas 4 vitesh dhe këtu nuk ka ndryshuar asgjë. Nga kjo nuk kanë fituar as qytetarët socialistë e as ata demokratë. Kanë fituar vetëm disa njerëz, një grusht që punojnë për ata që sot janë rrugëve. Ju jep një mandat dhe harrojnë qytetin, vendin. Nuk ka ndryshuar asgjë, zemra e bashkisë ka ndaluar. Më në fund edhe ju do të lidheni me Tiranën me një rrugë moderne europiane, që më pak se 1 orë do iu dërgojë në Tiranë dhe më pak se 1 orë t’iu kthejë nga Tirana.



Meqë flasim për Rrugën e Arbërit, e dimë se në aksin rrugor Burrel – Klos janë bërë punë pa cilësi. Po e deklaroj nga këtu që ata ose duhet të bëjnë atë rrugë ose do të përballen me të gjitha penalitetet.  Rrugën e Arbrit do e bëjmë realitet. Po bëjmë një rrugë jashtëzakonisht të bukur dhe cilësore. Nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë”, tha Rama.



Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas