Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Forumin “Europa Park” në Mynih, deklaroi se nuk ka krim shqiptar, por ka krim të organizuar ndërkombëtar, dhe çdo vend që aspiron për të hyrë në BE do të përballet me të tilla akuza.
Rama shigjetoi politikën europiane për paraqitjen si të tillë, kur solli shembullin e një artikulli të publikuar në mediat e huaja për shkatërrimin e një bande shqiptarësh trafikantë.
“Kur bullgarët donin të hynin, gazeta shkruante që do t’i vrisnin.
Çdo vend që i qaset derës së unionit do të përballet me këto. Nuk ka krim shqiptar, krimi i organizuar është ndërkombëtar. Si është e mundur që të dhënat për kriminalitetin janë të shkëputura?
Në Holandë shqiptarët tashmë janë bërë gjëja më e keqe. Një gazetë me titull të madh se një bandë shqiptarësh ishte shkatërruar. 9 ishin arrestuar, 3 holandezë, një belg, dy nga Polonia, dikush nga Maroku dhe në të ishin dy shqiptarë 65-vjeçarë që ruanin magazinat ku kultivohej droga, por për politikën ishte mirë që ta paraqiste si bandë shqiptare”, deklaroi Rama.
LEXO EDHE:
Negociatat/ Rama e ka sërish me BE-në: Doni të martoheni me ne, por s’na flisni