fbpx

Aktualitet

Rama: Në nëntor nis furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK





               Publikuar në : 12:04 - 09/11/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në aktivitetin e PS, ndërsa shkroi në Twitter se po merret me ligjin special kundër krimit të organizuar. Pa dhënë shumë detaja se çfarë përmban ky ligj ai shkruan se brenda nëntorit do filloje furtuna mbi folete e krimit dhe korbat e KÇK-së.


Statusi i plotë i Kryeministrit 



Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava. Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar+masat kundër KÇK që po finalizohen në letër.


Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK. Tani për Ohër ku nisin sot takimet për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal dhe nesër bëhet mbledhja e radhës ku janë ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor + partnerët europianë të nismave rajonale. 

Lexo edhe:

A jemi në fushatë? Drejtuesit e PS kërkojnë një mandat të tretë


Etiketa: , , ,

Pas