Aktualitet

Rama në OKB: Duhet traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:35 - 24/09/21 |
mapo.al

Në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur fjalën e parë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.






Rama u shpreh se Shqipëria do të ulet në këshillin e sigurisë me një agjendë të qartë për nxitjen e paqes, respektimin e të drejtave të njeriut dhe rritjen e pjesëmarrësve të grave në vendimmarrje.


Ai tha se duhet një traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive duke theksuar se pabarazia në qasjen e vaksinës ka nxjerrë në pah një qasje të ndryshme për nismat globale.







“Është një nder i veçantë të mban këtë fjalë si përfaqësues i një vendi që i bashkohet për herë të parë OKB si anëtar jo i përhershëm. Një shtet që jo shumë kohë më parë konsiderohej si një prej vendeve më të shtypur në botë. Dua ta nis duke falënderuar anëtaret e OKB për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme.



Shqipëria është vend që ka përjetuar izolimin që ka shkurtuar mundësitë e bashkëpunimit. Ajo do të ulet në këshillin e sigurisë me një agjendë të qartë për nxitjen e paqes, respektimin e të drejtave të njeriut, rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje. Një angazhim konkret dhe të vazhdueshëm e aktiv për të luftuar ndaj terrorizmit. Jam i kënaqur që jam në gjendje të ndaj sfidat tona të përbashkëta më të mëdha. Pandemia ka shkaktuar dhimbje kudo.

Lexo edhe :  Rama dhe Yuri Kim në New York: Bashkëpunim për binjakëzimin me FA


Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të kemi të kemi të gjithë popullsinë e vaksinuar gjatë 10 muajve të ardhshëm. Pa bashkëpunim kostoja do të jetë më e lartë.
Kjo është arsyeja pse vjet mjekët shqiptarë shkuan në Lombardi dhe në këmbim pritëm mjekët italian në shtëpinë tonë. Falenderoj ata që na janë gjendur të na ndihmojnë, Turqinë. KE që luftoi për të përshpejtuar ofrimin e vaksinave, Kroacisë, Letonisë që na u gjendën me vaksina.

Pabarazia në qasjen e vaksinës ka nxjerrë në pah një qasje të ndryshme për nismat globale, Kjo është arsyeja pse vazhdojmë të jemi avokat për një traktat të ri ndërkombëtar për reagimin ndaj pandemive.

Është e nevojshme të përmirësojmë qasjen ndaj vaksinave sepse ata që nuk janë ta pavaksinuar rrezikohen. Eksperienca e gjatë dhe e fortë e OKB nëse na ka mësuar diçka është se sfidat kërkojnë kontributin e të gjithëve”, tha Rama.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas