Aktualitet

Rama në Prishtinë, pritet me ceremoni shtetërore nga Albin Kurti














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:31 - 27/09/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Prishtinë, në kuadër të vizitës së tij zyrtare. Kreu i qeverisë shqiptare është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.






Kjo është vizita e parë e Ramës në Kosovë, pas fillimit të mandatit të tretë. Ishte kryeministri Albin Kurti që ftoi Ramën dhe ky i fundit pranoi menjëherë ftesën. Në këtë vizitë kryeministri shoqërohet edhe nga anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar.


Sipas agjendës, pas pritjes ceremoniale dy kryeministrat do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për mediat në orën 10:20. Gjithashtu, Rama pritet të takojë edhe krerët e partive opozitare në Kosovë.







Agjenda e plotë:
08.50 – Pritje ceremoniale nga Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, në oborrin e Kryeministrisë




09.00 – Takim dypalësh me Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës



Në përfundim të takimit, do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp

10.45 – Takim me z. Memli Krasniqi, kryetar i PDK –së (Vendi: Selia e PDK-së, Bulevardi Nënë Tereza)

Lexo edhe :  Rama në OKB: Duhet traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive

11.20 – Takim me z. Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK –së (Vendi: Selia e LDK-së, Rruga UCK, 2B 10000)

12.00 – Takim me z. Behgjet Pacolli, kryetar i AKR –së (Vendi: Swiss Diamond Hotel, Sheshi Nëna Terezë, 10000)

12.20 – Takim me z. Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate (Vendi: Swiss Diamond Hotel, Sheshi Nëna Terezë, 10000)

12.45 – Takim me z, Ramush Haradinaj, kryetar i AAK –së (Vendi: Selia e AAK-së, Bulevardi Dëshmorët e Kombit)

13.30 – Drekë zyrtare me pjesëmarrjen e dy delegacioneve dhe prof. Rexhep Qosja (Vendi: Amazona Resort, Milloshevë)

Përpara drekës do të mbahet një ceremoni e shkurtër për dekorimin e prof.Rexhep
Qoses, ku Kryeministri Rama i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, me rastin
e 85 vjetorit të lindjes së tij.

15.40 – Bisedë me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare, në Universitetin e Prishtinës (Vendi: salla 014 në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës, Bulevardi Bill Klinton, 10000)

51


Etiketa: , ,

Pas