Kryeministri Edi Rama, në një takim me qytetarët në Vlorë, tregoi të gjithë punët që Partia Socialiste ka bërë për qytetin. Ai theksoi se qytetarët kanë dy zgjidhje, ose të vazhdojnë përpara në rrugën e zhvillimit, ose të kthehen pas në kohën kur Vlora ishte lënë në harresë
Ai tha se investimet e bëra në qytet, janë një vlerë e shtuar për vlonjatët në veçanti dhe të gjithë shqiptarët në përgjithësi. Më tej, Rama tha se po bëjnë rrugën që s’e bëri dot as Enver Hoxha.
“Mirë se ju gjeta përsëri, këtu, përpara se të vijmë këtu ishim në një tryezë me operatorët turistikë. Gjysma prej tyre ishin të majtë, e gjysma të djathë. Nuk po i përmend emrat, s’ka rëndësi se kush ishin personalisht. Edhe themelues e protagoniste në jetën politike të Vlorës. Në atë tavolinë diskutuam për Vlorën, turizmin dhe të gjithë ishin të qartë e thanë troç: Ne votojmë për ty dhe PS, sepse ky është interesi ynë, i Vlorës, i punonjësve tanë, familjeve që ushqehen me punën tonë. Jo vetëm që askush s’ka bërë për Vlorën si është bërë në këto vite, por ne e dimë shumë mirë, nëse kjo ndryshon, Vlora do të mbetet bishti i fundit i kavallit dhe s’do merret askush me Vlorën.
Këtu ishte një lagje e degraduar, e dorës së fundit. Edhe kur duhet të kaloje në rresht për një sepse nuk të linin kodrat me mallra të përdorura që ishin në mes të rrugës. Nëse këndej është pamja fantastike që flet vetë, kjo kthehet në hapësira për biznes, shërbime dhe mikpritje. Po të kthehesh kohën nga ana andej, pak më matanë, tek zona tjetër, ku zhvillohet faza tjetër e këtij projekti aty s’jemi në këtë nivel. Kush do e bëj fazën tjetër, Leskoja? Po erdhi ai këtu, do të mbetet aty. Jo të ketë këmbë e mendje të merret me pjesën tjetër.
Jam dakord që s’është e gjithë Vlora si kjo lagja, ka lagje në Vlorë që ka siç ishin, por kemi punuar ditë natë, siç po transformohet Kumja, Çolja, do të transformohet çdo lagje e Vlorës. Vërtetë ne sot po bëjmë rrugën e Lumit të Vlorës dhe po ashtu nisëm Peshkëpi Selenicën, por nuk është një rrugë që ishte aty, është një rrugë që pritej prej 100 vitesh, është një rrugë që e kanë premtuar të tërë, madje edhe Enver Hoxha, me Hysni Kapon dhe s’e kanë bërë.
Është fakt. Me këto rrugë, Labëria e sipërme, nga vendi më i izoluar të kthehet në faktor kyç të turizmit. Do kthehet sepse, jo vetëm që s’do të jetë e izoluar, por ata që do të vijnë në bregdet, do të nisen lart në Labëri. Me këto dy akse, që bashkohen sot atje, është hapur një perspektive për t’u ngritur në peshë e gjithë ekonomia brenda territorit. Nëse argoturizmin e kemi vënë ne në punë, ajo është një zonë e lindur për agroturizëm, që do të ketë vizorë gjatë gjithë vitin. E dinë më mirë se ne, ata atje, sepse sot që flasim, pa mbaruar puna, vlera e pronës atje është 20 fishuar. Fundi i mandatit të tretë dot ë thotë që dy herë 12 dhe Vlora u bë, e s’ka ç’duhet më”, tha Rama.