Kryesore

Rama në zemër të elektoratit të LSI flet për ‘fallxhoret e Monikës’




               Publikuar në : 19:13 - 15/03/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ishte sot pasdite në Berat. Atje do jetë edhe gjatë ditës së neserme, kur partitë opozitare pritet të organizojnë një protestë të madhe në Tiranë, poshtë zyrës së Kryeministrit.


Një ditë para protestës, Rama ka sulmuar veçanërisht Monika Kryemadhin dhe këtë e ka bërë aty ku konsiderohet bastion i LSI-së, në Berat ku dhe kryetari i bashkisë është i kësaj partie.

Rama: Këtu jemi mu në zemër të gjithë organizmit elektoral që lidhet me LSI-në -më thoni ju mua, a e mban dot Shpiragu në kurriz klithmën e Monikes “o Zot mbroji shqiptarët nga blerja e votës”? A mundet Shpiragu ta mbajë dot se mendja e njeriut nuk e mban kur Monika ngre kokën, shikon qiellin dhe thotë “o Zot, shpëtoi shqiptarët nga blerja e votës”, çfarë të bëjë Zoti? Zoti thotë më mirë nuk po ndërhyj në çështjet elektorale të shqiptarëve se i bie të mbroj shqiptarët nga Monika. Të mos flasim pastaj për malin e Tomorit, por kapa Shpiragun se po të kthehemi tek mali i Tomorrit i bie të ngjallet Abaz Aliu dhe të luftojë me të gjitha fallxhoret e Monikës”.

Më tej, Kryeministri u kërkoi grave pjesmarrësve në takim të mbajnë nga xhaketat burrat e të mos I lënë nesër të shkojnë në protestën e opozitës.

Rama: “U them të gjitha grave që i kanë burrat demokratë, mbajini nga xhaketa, mos i lini të shkojnë pas Berihait se sebep duan që të marrin rrugën të ikin në Tiranë, se rrinë që rrinë në kafe, thonë “po ikim, po dalim njëherë andej të shohim ca bëhet. Nuk ka çfarë bëhet fare andej, po mbajini burrat këtu se sido që të vijë puna, ju e keni në dorë”.


Etiketa: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas