Aktualitet

Rama: Nga 1 janari, paga e mjekëve rritet 40% dhe e arsimtarëve 15%








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:10 - 06/10/20 |
mapo.al

Kryeministri Rama deklaroi se rritja e pagave për mjekët dhe arsimtarët, do të jetë fakt i kryer.



Duke filluar nga data 1 janar, pagave e mjekëve do të rritet me 40%, ndërsa e arsimtarëve me 15%.


“Sot mund të japim zyrtarisht lajmin për rritjen e pagave për të gjithë bluzat e bardha dhe arsimtarët. Janë dy kategori që meritojnë gjithmonë më shumë dhe që në këto kushte, pavarësisht të gjitha shtrëngesave të krijuara nga tërmeti dhe pandemia, kemi detyrimin që t’iu japim sot një mbështetje të fortë për të shpërblyer mundin, angazhimin me dy kategori shoqërore.



Paga për bluzat e bardha do të rritet 40%, kjo është rritja më e lartë, ndërsa paga për arsimtarët do të rritet 15%. Me një numër punonjësit në sektorin publik, që është më i vogël, sesa numri i punonjësve në sektorin publik në vitin 2013, fondi i pagave është rritur nga 450 mln dollarë në 710 mln dollarë sot, duke përfshirë edhe rritjen e sotme”, u shpreh Rama gjatë komunikimit të javës për Ekonominë.

Lexo edhe :  369 të vaksinuar kundër Covid në 6 ditë - Rama: Do rrisim ritmin, javë pas jave


Kreu i qeverisë tha megjithatë se bëhet fjalë vetëm për pagën neto sepse në vijim, sipas tij, do të shihen elementë të tjerë financiarë, si orët ekstra dhe bonusi për mësuesit që shërbejnë jashtë qendrave të banimit.


1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas