Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të diel punimet në lagjen “5 Maji”, Tiranë , ku do të marrë pamjen e një zone kryesisht për banorët e prekur nga tërmeti shkatërrimtar më 26 nëntor 2019.
Rama tha se në këtë lagje do të strehohen 11 mijë banorë në 3500 apartamente, dhe se brenda pranverës së 2022 do të jetë një tjetër pol i rëndësishëm në Tiranë.
Kreu i qeverisë theksoi se nga 3500 banesa 1000 do të ndërtohen për familjet e dëmtuara nga tërmeti, që do të rialokohen nga zona të ndryshme të Tiranës.
Kjo lagje, sipas kryeministrit, do të përfshijë 5 objekte publike, mes tyre dhe një ministri, ajo e Financave ose e Bujqësisë, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale, si dhe qendra franceze e edukimit të Teknologjisë Digjitale për rininë “ECOLE 42”.