Aktualitet

Rama nga Athina: Të mbyllen hendeqet e së shkuarës në Ballkan








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:50 - 16/09/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë takimit të organizuar nga “The Economist” në Athinë se, hendeqet e së kaluarës duhen mbyllur në Ballkan.


Ai nuk u tregua specifik por nisur nga takimi i djeshëm me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, mendohet se i referohet çështjes së detit dhe pretendimeve të Greqisë për shtrirjen e ujrave territoriale në detin Jon deri në 12 milje.


Rama u ndal gjithashtu  tek pandemia Covid-19. Sipas tij, Ballkani Perëndimor, ndonëse do të jetë më i godituri, ka potencialin për t’u çliruar dhe për të ecur përpara. Mes të tjerash, Rama  risolli në vëmendje rastin e mosmarrëveshjeve mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për emrin e kësaj të fundit.


“Në Ballkanin Perëndimor prej kohësh jemi përfshirë në një bashkëpunim, në paqëtim. Mendoj se edhe pse ka çështje të tilla, si çështja e Kosovës, mosnjohja nga Serbia, ne kemi qenë në gjendje të ulemi dhe të diskutojmë të ardhmen tonë bashkë. Këto janë kohë të veçanta, pasi jemi goditur si të gjithë nga kjo pandemi. Dhe sipas parashikimeve të Organizatave ndërkombëtare, rajoni ynë do të jetë më i godituri fort. Besoj se ka potencial për të çliruar dhe për të ecur përpara, për të mbyllur hendeqet e së shkuarës.


Mendoj se lajmi i mirë është se mosmarrëveshjet mund të zgjidhen së bashku. Dialogu është i vetmi instrument për ta përmbyllur këtë hyrje, mund të përmend një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të kësaj kohe që është zgjidhja e dialogut midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Kjo lidhet me diçka, një situatë ku ti lufton dhe sfidon çdo lloj mundësi, shkon kundër tabuve. Në përpjekje për të kënaqur dhe duke mos pasur kurajë për të thyer tabutë, duket se rrezikon karrierën apo ndikimin (merr shembullin e Zahev). Shpresoj që të gjithë ne të kemi mësuar nga kjo”, tha Rama.

Lexo edhe:

“Të zgjidhen shpejt çështjet e së kaluarës”/ Zbardhet takimi Mitsotakis-Rama

 


Etiketa: , , ,

Pas