Aktualitet

Rama nga inspektimi në Durrës: Ngushëllime për humbjen por Shqipëria fitoi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:00 - 29/04/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër shkollën e rindërtuar “Bedrie Bebeziqi” në qytetin e Durrësit, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.





Teksa ka parë nga afër punimet, Rama nuk i ka kursyer batutat. Që në hyrje në shkollë, Ramës i matin temperaturën, ndërsa ai me batutë tha se; “Sa është? 74 apo 75?!”, duke kujtuar numrin e mandateve që fitoi në zgjedhje PS-ja.


Pjesë nga biseda





Mësuesi i mat temperaturën Ramës: Mundemi?!



Rama: Sa është? 74 apo 75?!


Mësuesi: 75

Ndërkohë, stafi i shkollës kishte edhe në tortë, të cilën Rama ia serviri të parave sanitareve të shkollës.

“Ne na akuzojnë që na akuzojnë që i përdorëm për fushatë këto shkolla, por si kemi përdorur, se 12 janë (shkolla të përfunduara)”, tha Rama, ndërkohë që në dalje tek shkolla takoi një prej inxhinierëve të shkollës, duke e thumbuar meqë ishte me PD-në.

Lexo edhe :  "Ora 18:00 te sheshi Skënderbej"- Rama: Ju ftoj për përqafimin e fitores

“Ngushëllime për humbjen, por Shqipëria fitoi. Dhe po fitoi Shqipëria, fituar edhe ju!”, tha Rama.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas