Qeveria e vazhdoi fushatën sot llogaridhënies publike në qytetin e Lezhës, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Rama u shpreh se Qeveria ka rritur vetëm dy taksa, atë për kompanitë e mëdha dhe për karburantin.
“Brenda çmimit të karburantit ne paguajmë edhe taksën e qarkullimit, e cila në rajon paguhet e ndarë. Këto janë dy taksat që kemi rritur.
Nuk duhet të ngatërrojmë faturat e ujit dhe të dritave, pasi ato janë detyrime që qytetarët paguajnë për mallin që konsumojnë”, tha Rama.
Mw tej, shefi i qeverisë u bëri thirrje qytetarëve edhe njëherë që të përdorin platformën online për çdo problem që ndeshet në dyert e zyrave të shtetit.