Kryesore

Rama nga Shkodra: Opozita vuri në rrezik jetën e njerëzve, do humbin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:43 - 18/03/21 |
mapo.al

Gjatë prezantimit të kandidatëve socialistë për deputetë të Qarkut të Shkodrës, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat për opozitën dhe takimet e elektorale të kësaj të fundit.






Rama tha se opozita, duke shigjetuar kështu liderin e PD-së, Lulzim Basha, ka vënë në rrezik shëndetin e njerëzve më fanatikë të partive të tyre.


Rama teksa përsëriti apelin për kundërshtarët politikë për zbatimin e rregullave kundër COVID, shprehu bindjen se opozita do të humbasë.







“Ata të opozitës vunë në rrezik shëndetin e ndjekësve të tyre më fanatik, që nuk e kuptoj pse duhet të rrezikojnë të ngrijnë gishtat apo flamurët. Ne jemi këtu për të respektuar deri në fund detyrimin ndaj njerëzve dhe t’i japi atyre mundësinë të na njohin si skuadra, të dinë se çfarë ne kemi ndërmend të bëjmë, por kjo është më pak e rëndësishëm se sfida e sfidave me armikun. Ne jemi të detyruar të ulim kokën kur shohim se humbasim jetë njerëzish, por nuk mund të jemi me virusin, as me vetëdije dhe as pa vetëdije për të bërë luftë politike, fushatë elektorale. Kjo është e neveritshme.



Lexo edhe :  "Të vijë Rama këtu", Alibeaj nuk e lëshon foltoren, ndërpritet sërish seanca

Gjasat që kjo të ndryshojë janë thuajse zero, sepse papërgjegjshmëria është mënyrë funksioni dhe e atyre kacatorrëve që ka pranë vetes. Nuk besoj që budallallëku të jetë në atë nivel që mos ketë reflektim. Përsëris apelin që bëjeni betejën, bëjeni fushatën, bëjini të gjitha se për të humbur se për të humbur keni.



Sigurisht do të keni një humbje më dinjitoze se ajo e mëparshmja se do arrini të merrni mbrapsht një pjesë të atyre skllevërve siç i quante Luli, të LSI-së, që do të vijnë të rikthehen në shtëpi, por më fund të ditës mos harroni se kush e ka sot një mundësi të shfaqet në publik, në radhë të parë ka detyrimin të tregojë përgjegjshmëri në raport me rregullat që kemi vënë dhe jo më kush kërkon përgjegjësi për të drejtuar Shqipërinë”, pohoi Rama.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas