Aktualitet

Rama nga Shkodra: PD është fiks siç do ta donte Enver Hoxha














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:14 - 15/04/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama gjatë fillimit të takimit elektoral në Shkodër sulmoi ashpër opozitën, veçanërisht atë në Shkodër.





Ai u shpreh se Partia Demokratike  e Shkodrës është fiks siç do ta donte Enver Hoxha, teksa nuk ngurroi të sulmonte edhe kryetaren e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli.


 





“PD e Shkodrës nuk është asgjë tjetër po fiks siç Enver Hoxha do të donte të ishte PD-ja. Fiks siç Enver Hoxha do të donte. Në emër të lirisë e gjithë Shkodra të mbahej mend siç ka ndodhur deri më sot; vendi më i prapambetur i Shqipërisë. Ndërkohë që është zona që Zoti e ka qëndisur. Shkodrën e mban peng Enver Hoxha, me frymën e fantazmën e tij. Jo përmes nesh, as qytetarëve, po pikërisht përmes atye që i thonë vetes PD e Shkodrës.



Lexo edhe :  Pas Ramës, ambasadorja Yuri Kim do të takojë Lulzim Bashën

Vetëm hija e Enverit në tru mund ta shpallte tradhtare Jozefina Topallin. Nuk është shoqja ime, nuk ka asnjë lidhje me atë që dua të shoh tek një grua që përfaqëson Shkodrën. Njësoj si Liri Belishova dikur. Iu marrtë e mira, keni 30 vjet që luftoni komunizmin. Ç’a komunizimi luftoni ju? Me mua? Unë jam komunisti, Saliu demokrati? A jeni në vete?”, – tha Rama.


1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas