Kryesore

Rama: Nisur nga shifrat, brenda muajit Maj hapim të gjithë kufijtë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:35 - 15/05/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se brenda muajit Maj do të hapen të gjithë kufijtë tokësorë për shqiptarët që kërkojnë të lëvizin lirisht. Por sipas Ramës, kjo do varet edhe nga shifrat e ditëve në vijim.,


Nisur nga shifrat që do kemi, brenda muajit Maj do të hapim kufijtë në gjithë vendin dhe shqiptarët që kërkojnë të lëvizin lirisht, mund të udhëtojnë. Gjithmonë kjo do varet edhe nga shifrat“- u shpreh Rama.


Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është planifikuar që në 1 qershor për ditën e fëmijëve, të hapen çerdhet dhe kopshtet, por mbetet për t’u parë shifrat se si do të lëvizë kurba. Ndërkohë, ka pasur një paralajmërim edhe për shefat e komisariateve.


“Në 1 qershor duam të hapim kopshtet dhe çerdhe. Por lidhet me rezultatet e numrave.  Nëse del vetëm për vrap, nuk rrezikon të infektohesh, parmbrëmë Liqeni kishte shëtitje në numra shqetësues në orën 07:00. Tiranë është zonë e kuqe, u shkarkua shefi i komisariatit. Thirrje këtyre shefave nuk duhet të bëjnë tolerancë, apo lëre më të mbyllin sytë. Nuk është çështje ngjyrash e kuqe, jeshile”, tha Rama.


Transporti do të kërkojë të paktën edhe disa javë për t’u hapur.

Ju e dini si janë kushtet në furgona dhe autobusë është si të vendosësh autobusë dhe furgonë në dispozicion të virusit. Po punojmë për një strategji, që është edhe një reformë në transportin publik. Durim se ende nuk jemi aty, është problem i madh.

Europa ka thënë se do të hapet në 15 (qershor), disa vende do i hapin më shpejt, ne duam që brenda majit të hapim rrugët për shqiptarët, kam parasysh të Shqipërisë, të Kosovës dhe kudo që jetojnë edhe në funksion të turizmit. Turizmi këtë vit do të jetë i shqiptarëve. Po të sillen pak, jo shumë si suedezë që të zbatojnë ato rregulla që i dini”.

 

LEXO EDHE:

Rama: Nga e hëna, përveç transportit publik, hapet gjithçka


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas