Aktualitet

Rama: Një shtet mik do të na japë 360 mijë doza AstraZeneca














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:52 - 15/02/21 |
mapo.al

Në pritje të mbërritjes së 7020 dozave nga “Pfizer”, nga Rinasi kryeministri Edi Rama njoftoi sonte se një shtet mik ka konfirmuar me shkrim se do të ndihmojë Shqipërinë me 360 mijë doza AstraZeneca.





“7020 doza mbërrijnë sot dhe sipas skedulit të ri të dhënë nga kompania pas atij momentit të bllokimit, do të vazhdojmë në javët në vijim për të përmbyllur brenda marsit të gjitha ato doza që i kemi deklaruar fillimisht dhe për të vijuar më tutje në prill dhe në maj.


Ndërkohë ne jemi intensivisht në komunikim për të arritur një marrëveshje me AstraZeneca dhe sikur ju kam thënë komunikimet janë në disa rrafshe, përveç drejtpërdrejt, edhe me shtete të tjera.




Sot kemi marrë një konfirmim me shkrim për 360 mijë doza vaksine nga AstraZeneca nga një shtet mik. Do të fillojnë të lëvorohen në prill. Po e jap pa dashur të konfirmoj asgjë, për derisa nuk kemi firmosur dhe firmosur marrëveshjen. Konfirmimi është si rezultat i një komunikimi intensiv. ” tha Rama.

Lexo edhe :  Rama në Vlorë: Po bëjmë rrugën që s’e bëri dot as Enver Hoxha

1



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas