Aktualitet

Rama njofton hapjen e Akademisë së Re të Lidershipit: Në korrik, regjistrimet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:36 - 21/05/21 |
mapo.al

Kryeminisri i Shqipërisë, Edi Rama ka lajmëruar se në korrik do të hapen regjistrimet për Akademinë e Re të Lidershipit.






Rama thotë se kjo Akademi është për të rinjtë që duan të lexojnë, dinë të flasin, por edhe të dëgjojnë si dhe dëshirojnë të stërviten në grup për të zhvilluar aftësitë e tyre të komunikimit e vendimmarrjes.


Kushti i kësaj Akademie është që të rinjtë të mos jenë më pak se 16 vjeç po as më shumë se 26 vjeç.





Ndër të tjera ai thotë se kërkesa mund të ketë shumë për këtë Akademi, por ka pak vende të lira, prandaj ata që do të aplikojnë kanë më shumë gjasa të humbasin se sa të fitojnë.



Statusi nga Edi Rama:



KUR DO FLASIM

Në korrik do të hapim regjistrimet e Akademisë së Re të Lidershipit për vajza e djem ambiciozë, sfidues, kokëfortë. Të rinj që duan të lexojnë e që dinë të flasin, po dhe të dëgjojnë. Të pakënaqur me si shkojnë gjërat përreth, po edhe me veten e tyre. Individë që dëshirojnë të stërviten në grup, për të zhvilluar aftësitë e tyre të komunikimit dhe vendimmarrjes.

Lexo edhe :  Përballja Rama-Meta, nis seanca e parë në Gjykatën Kushtetuese

Për këdo që e gjen veten në këta rreshta, që nuk është më pak se 16 vjeç e më shumë se 26 vjeç, e që dëshiron ta provojë mundësinë e vet për një vend në Akademinë e Re të Lidershipit, kjo është adresa:

https://liderakademi.al/

Kërkesa mund të ketë shumë, po vende janë pak. Prandaj kush aplikon duhet ta mbajë parasysh se ka më shumë gjasë të humbasë, se sa të fitojë! Por kush dëshiron dhe njëherësh ngurron, le të lexojë këto fjalë të Michael Jordan:

“Kam humbur më shumë se 9000 gjuajtje dhe thuajse 300 ndeshje. E kam humbur gjuajtjen e fitores 26 nga herët që ma besuan. Në jetën time kam dështuar herë pas here dhe përsëri. Dhe prandaj i’a kam dalë të kem sukses”.

16


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas