Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se do lehtësohen masat e lëvizjes së qytetarëve, pas më shumë se tre jave shtetrrethimi. Orari i lëvizjes tha kreu i qeverisë nga 60 minuta që ishte tani, 12:00-13:00, do të zgjatet me 30 minuta, duke e çuar në 90 minuta.
Gjithashtu, Rama tha se do lejohet qarkullimi i automjeteve private për të punësuarit, por paralajmëroi se do të ketë sanksione të forta nëse nuk respektohen rregullat.
“Do të ndërmarrim disa masa lehtësuese. Lejimi i automjeteve private për të punësuarit. Por marrja e personave të familjes apo personave të tjerë do të ndëshkohet me heqjen e lejes së drejtimit, sekuestrimin e automjetit. Marrja në automjet e një pensionisti, do të ndëshkohet disa vite të heqjes së lejes së drejtimit, sekuestrim të makinës dhe heqje lirie.
Do hapim orarin e lëvizjes, do e çojmë në 90 minuta, pra ky do të jetë orari për të bërë pazarin.
Tjetra, hapja e lokaleve për trimat e lagjes, janë pak raste, por janë mjaftueshëm për të na bërë dëm të madh. Do të dënohet me heqje lirie, heqje të lejes së akvititetit, sekuestrim të lokalit. Qendrat Tregtare do të vijojnë të jenë të mbyllura”, u shpreh Rama.
LEXO EDHE:
Rama: Shqiptarët rezidentë në shtetet e tjera s’do e kalojnë kufirin