Kryesore

Rama nuk e çon dot Shqipërinë në Anadoll, Opozita garanton integrimin europian














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:35 - 18/02/21 |
Mapo.al

Lulzim Basha është në një tur europian takimesh, ku kryeministrat e vendeve të BE, si Kroacia dhe Sllovenia kanë rezervuar vizita të ngrohta e miqësore.





Lideri i Opozitës do të ketë edhe të tjera pritje në BE, sic bëhet e ditur, dhe ky është një lajm i mirë në kohën kur kursi i qeverisjes është përplasja dhe replikat me Brukselin, apo sfida ndaj rrugës së integrimit, ose edhe më keq, shantazhimi me flirtime në lindje.


Kontrasti është i qartë. Herën e fundit që Edi Rama ka qënë jashtë, ishte Ankaraja ku në krah të Erdogan shigjetoi ashpër BE-në.





Ai po ashtu ka nxitur Francën të bëjë deklaratë kundër tij, dhe ka fyer publikisht një eurodeputet mik të Shqipërisë si Gahler.



Në këtë sfond, shohim liderin e Opozitës që shfaqet si partner i BE, dhe mundohet me qendrimet e tij të korrektojë pasojat e lëvizjeve të corientuara e të gabuara të Ramës.

Lexo edhe :  Presidenti Ilir Meta njofton dalje për mediat

Kumti nga këto zhvillime; Shqipëria është dhe do të ngelet një vend me orientim europian e perendimor, pavarësisht lojërave për pushtet personal që bën kryeministri aktual.

Shqipëria i ka të gjitha garancitë dhe vokacionin të ecë në shtegun drejt Brukselit dhe një nga këto piketa të forta është Opozita, shefi i të cilës është provuar si partner i besueshëm në detyrat e mëparshme ku ka patur jo pak rezultate, si vizat apo NATO.

Dhe cdokush e mendon mirë se Shqipëria nuk është Edi Rama, e nuk do të ndjekë fatin apo kuturisjet e tij në ekzotikën autoritariste të lindjes e Anadollit.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas