Raportet e Edi Ramës me Edi Palokën janë të njohura për publikun për ashpërsinë e tyre. Kjo mesa duket vjen nga njohja e gjatë që kanë me shoshoqin, ndoshta 30-vjeçare.
Edi Rama gjithnjë është fyes, dhe bullizues ndaj nënkryetarit të PD duke i përmendur deri cene në të folur, teksa nga ana tjetër, Paloka nuk ja përton kurrë t’i bëjë replika të forta, ku nuk e kursen Ramën në asnjë drejtim.
Një prej kulmeve ka qënë boja që demokrati i hodhi në fytyrë Ramës në Kuvend, teksa kryeministri e përtalli deputetin e PD për të folurën me th.
Po sot, në një shfaqje-paradë, teksa sulmonte dhe ironizonte kandidatët e Opozitës kudo, Rama pati një çast të humbjes së racionalitetit dhe u sul me vërtik drejt imazhit të Palokës të zmadhuar në ekran, sikur të kishte për të një mall të madh. Aq sa një çast, u duk sikur e puthi.