Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për “Politico” tha se, nuk ka asnjë pritshmëri për negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe për këtë fajësoi Bullgarinë.
“Nuk kam asnjë pritshmëri. Unë mendoj se asgjë nuk do të ndodhë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të hapin zyrtarisht bisedimet për të pasur anëtarësim”, tha ai.
Kreu i qeverisë tha më tej se, nuk pret që liderët bullgarë të ndryshonin qëndrimin e tyre, pasi ata e kanë kthyer mosmarrëveshjen në një çështje kaq të madhe, sa është shumë e vështirë të tërhiqesh.
“Është një spirale. Ata kanë hyrë në një spirale. Dhe nga kjo spirale, është shumë, shumë e vështirë të dalësh”, tha Rama.