Aktualitet

Rama: Nuk marr kosto. Valdrin Pjetri ka përgjegjësi individuale







               Publikuar në : 16:07 - 13/08/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama duket se ‘i ka larë duart’ me kandidatin për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri pasi PD denoncoi me fakte dënimin e tij për drogë në Itali. Rama thotë se s’ka ndërmend të mbrojë askend për përgjegjësitë individuale.


Kryeministri Rama në Twitter:

Jo Valdrini, po vëllai im të jetë, s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit!

Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale. Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!

I edukuar, i zoti, i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar, po kjo s’mjafton më! Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

E me këtë rast, të tërë ta fusin mirë në kokë: Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt! Shkoj në luftë për çdo ide, qëllim a shok armësh, po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky, as marr më, as lejoj më t’i marrë PS!

Lexo edhe:

Skenarët/ Çfarë ndodh nëse bie Pjetri?!

DOKUMENTI/ Bardhi: Valdrin Pjetri i dënuar në Itali me 18 muaj burg


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas