fbpx

Aktualitet

Rama nuk tërhiqet nga sulmet ndaj mediave: Mos na detyroni…





               Publikuar në : 12:49 - 02/12/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish mediat që të filtrojnë dhe verifikojnë informacionet përpara se t’i publikojnë ato. Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë thekson se masa kundër lajmeve të rreme në media në raste fatkeqësisë ka ndërmarrë edhe Japonia. Mesazhi i tij është i fortë: “Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata”!


Postimet e Ramës
Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!



Gjatë periudhës së gjendjes së jashtzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!


Tre ditë më parë, në kushtet dhe kuadrin ligjor të gjendjes së jashtëzakonshme dhe pas paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama se do të marrë masa të forta kundër portaleve që përhapin panik me lajme të rreme, Policia e Shtetit vendosi në hetim dy administratorët e faqes “Jeta Osht Qef”.

Ata akuzohen se kanë përhapur lajme të rreme me qëllim destabilizimi. Personat që janë proceduar janë; Erland Dalliu, 29 vjeç banues në Tiranë dhe Gentian Çengeli, 39 vjeç banues në Tiranë, administratorë të faqes së internetit. Gjithashtu, edhe AKEP ndërhyri duke bllokuar faqen web.


Etiketa: , , ,

Pas