Aktualitet

Rama nuk tërhiqet: Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:22 - 08/06/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama duket se nuk do tërhiqet pas vendimit të Metës për të çdekretuar zgjedhjet e 30 qershorit. Kreu i qeverisë shkruan në FB se zgjedhjet do të zhvillohen.



Presidenti Ilir Meta shfuqizoi sot, pak minuta para nisjes së protestës, dekretin për datën e zgjedhjeve 30 qershor 2019. Përmes një deklarate për shtyp presidenti Meta rendit 5 arsyet pse vendosi të ndërmarrë vendimin ndërsa informon se më 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi.


“Me shqetësimin e thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mos-reflektimit të asnjërës palë; Duke patur parasysh domosdoshmërinë e çtensionimit urgjent të situatës dhe të rrezikut të përshkallëzimit të paparashikueshëm të konfliktit në vend;Duke marrë përgjegjësinë e lartë kushtetuese e institucionale, dhe i bindur se mbrojtja e parimeve kushtetuese është më e rëndësishme se çdo afat ligjor, si Kreu i Shtetit dhe duke iu përmbajtur betimit për t’i shërbyer ruajtjes me çdo kusht të stabilitetit, paqes sociale dhe unitetit kombëtar. Me vetëdije të plotë se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet ne deklaraten e Presidentit.


 


Etiketa: , ,

Pas