Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në FB një tjetër histori të mjekëve që vijnë nga vendet jashtë ku kanë studiuar dhe punuar për të kontribuar në spitalet e vendit.
Këtë radhë ai tregon historinë e mjekes onkologe Bianka Shima.
Ajo tregon se ka studiuar në Romë dhe ka bërë edhe 5 vite specializim aty për radipterapi onkologjike.
“Jam kthyer me dëshirën e mirë që çdo dije që kam marrë jashtë ta sjell në vendin tim dhe me shpresën që te ndihmoj sa më shumë njerëzit”- thotë ajo.
Mesazhi i Ramës
MIRËMËNGJES 😃 dhe me shembullin e doktoreshë Biankës që ka lënë Italinë për të ushtruar shërbimin e saj si profesioniste e specializuar pranë onkologjikut në QSUT, ku me instalimin e akseleratorit të dytë, pacientët trajtohen tanimë me të njëjtin standard dhe efikasitet si në klinikat simotra europiane, ju uroj një ditë të mbarë 🌹
Reagimet e komentuesve