Kryeministri Edi Rama e ka nisur diten sot duke postuar te dhenat e fundit lidhur me numrin e pasagjereve te transportit ajror. Sipas tij, ka nje rritje mbresëlënëse gjatë 6 viteve të fundit në numrin e pasagjerëve të transportit ajror.
“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këto tregues të rritjes mbresëlënëse gjatë 6 viteve të fundit në numrin e pasagjerëve të transportit ajror, si edhe me lajmin e mirë që në 5 muajt e parë të vitit, hyrjet e të huajve në vendin tonë janë rritur me 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ju uroj një ditë të bukur ✌”- shkruan Rama.
Por pas postimit kane vershuar komentet. Shume nga komentesit i kujtojne se gjysma e atyre jane per azil.