Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, ka reaguar pasi kryeministri Rama, në një status në Twitter, publikoi emrat e dy vëllezërve regjisorë, Robert dhe Edmond Budina, si të prekur me COVID-19.
Me një shënim në Facebook, Zhupa e konsideron të “turpshëm” veprimin e kryeministrit, ndërsa thotë se nxori shkeli privatësinë e tyre.
Postimi
Rama iu publikoi emrat e vëllezërve Budina si të prekur nga COVID-19, reagon zëdhënësja e PD, Ina Zhupa
TURP për Ramën që shkel privatësinë dhe nxjerr të dhënat private dhe dy herë TURP që në mes të pandemisë ekspozoi qytetarët ndaj Covid 19 vetëm për të vjedhur pronën e teatrit.
Sot mos bërja e testeve edhe mos marrja e masave paraprake në hapje, na solli në infektimin e çerdheve të fëmijëve, të institucioneve shtërore dhe shtimin e rasteve.
Fatkeqësia e shqiptarëve është që spitalet janë kthyer në vatrat kryesore e përhapjes së Covid 19 dhe për këtë SPAK duhet të nis hetimet me Ramën dhe rameshat e tij.