Nga Maliqi, ku prezantoi kandidatin socialist për kryetar bashkie, kryeministri Edi Rama akuzon opozitën se doli nga Parlamenti dhe nisi protestat për të bllokuar rrugën e Shqipërisë drejt BE. Kreu i qeverisë tha se gjithçka lidhet me rezultatet e pritshme nga ana e BE, lidhur me zbatimin e Reformës në Drejtësi, ku nga Shqipëria, tha ai, kërkohen rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit.
“Në këto zgjedhje punët u ngatërruan pak. Kundërshtarët, edhe pse janë zgjedhje vendore, i ngatërruan me çështje politike. Në 30 qershor do të vendoset se cila do të jetë Shqipëria e 30 viteve të ardhshme. A do jetë Shqipëria e këtyre 30 viteve të shkuara ku politikanët sa herë kanë dashur kanë bërë çfarë kanë dashur me Kushteutën dhe ligjin, kur politikanët kanë qëndruar mbi ligjin, i ka vënë vetes të drejta që nuk iu njihen qytetarëve, sepse ligji nuk ua jep, por përsëri kanë synuar dhe synojmë që të ngrihen mbi ligjin. Jo vetëm kaq, por duke sharë, kërcënuar, mallkuar të marrin peng një popoull të tërë, procesin demokratik në Shqipëri, për të marrë peng vetë Shqipërinë. Këto duken sikur janë fjalë të përgjithshme në një fushatë, por janë fjalë që burojnë nga e vërteta e kësaj situate. Ju kujtohet shumë mirë sesi dy vite më parë bënë pothuajse të njëjtën gjë. Ikën nga Parlamenti dhe thanë që nuk do të pranonin të hynin në zgjedhje e s’do lejonin të bënin zgjedhje pa ikur unë nga zyra.
Ndërkohë synimi ishte të merrnin peng Vettingun. Ikën për të mos penguar ligjin e Vettingut dhe për të penguar drejtësinë. Sot kanë ikur nga Parlamenti, nga zgjedhjet, për të penguar Shqipërinë. Sepse Vettingun nuk e ndalojnë dot dhe vijon ditë pas dite spastrimi i Pallatit të Drejtësisë. Këta që mbajtën peng drejtësinë për 30 vjet. Arsyeja pse ata sot janë rrugëve është se ata e dinë shumë mmirë që nëse çelen negociatat Shqipëria ulet në tryezë për t’u bërë anëtarë të BE dhe bisedimet nisin me dy kapitujt e drejtësisë dhe BE nuk do kërkojë më përputhgjen e legjislacionit me kushtetuytën tonë me ligjet tona, as duke parë më rezultatet e Vettingut dhe do fillojë të kërkojë prova se ky sistem drejtësie i reformuar funksionon dhe se në Shqipëri ka një drejtësi ku askush nuk mund të shpëtojë në rast se duhet të përballet me ligjin. Drejtësia do të ndëshkojë presidentë, ish-presidencë, kryeministra, ish-kryeministra, ministra, ish-ministra.
Në këto kushte, e kuptoni shumë mirë se pse Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Lulzim Basha, janë vendosmërisht kundër, janë vendosmërisht në kundërshtim me interesin e këtij vendi dhe të këtij populli e se duan të marrin peng zgjedhjet për të marrë peng Shqipërinë. Duan të krijojnë idenë se Shqipëria është një vend ku nuk bën dot zgjedhje e jo më të çelë negociatat, se jemi vend kriminelësh, mafiozësh, që kurrë nuk mund të ulet në tryezë me BE-në. Ky është motivi i gjithë kësaj që po ndodh, qëkur ikën nga Parlamenti, djegin molotovët dhe kërkojnë me çdo kusht të djegin zgjedhjet”, tha Rama.
Ai deklaroi se zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor. “Janë jo vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit. Ky është rasti për të vendosur përfundimisht një rregull elementar që është shkelur, rregulli është, politikkanët duhe të jenë jo vetëm njësoj si të tjerët, por duhet të jenë shembull për të tjerët se kurrë nuk vihet në diskutim Kushtetuta dhe ligji”. Duke iu referuar kërcënimeve të opozitës për 30 qershorin, Rama tha se duan të trembin qytetarët. “Çfarë ’97-e do bëni? Ku janë kursime e shqiptarëve që janë djegur? Ku janë këtu qytetet e ngritura në revoltë? Pse ato Çingijet e koncertit të vitit 36 do bëjnë 1997-ën? Ku është populli që do mbrojë Ilirin, Saliun, Lulin dhe fallxhoren? Për çfarë arsyeje në botë?”, shtoi Rama.
LEXO EDHE:
“Ju vraftë zoti nëse votoni”, Rama: Fallxhorja çmendi edhe Cekën
fjalet e nji shizofreni me tapi.gjithmon te tjeret e kan fajet.fajet i ka saliu qe e lindi negjmija ramen.