Kryesore

Rama-Opozitës: Reflektoni miq! Listat do të hapen














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:26 - 23/07/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit Politik, ku palët nuk ranë dakord për agjendën e mbledhjes.






Opozita e Bashkuar nuk pranoi diskutime për listat e hapura, duke e konsideruar këtë si manovër të kryeministrit Edi Rama për të ndaluar koalicionet në zgjedhjet e ardhshme. Ndërsa mazhoranca hodhi në tryezën propozimin e opozitës jashtëparlamentare për ndryshime Kushtetuese.


Mirëpo, kreu i qeverisë shkruan në Twitter se njësoj si sot me marrëveshjen e 5 qershorit, Kuvendi do të vendosë edhe në 30 korrik për hapjen e listave.





Postimi i Ramës
Refuzimi për të diskutuar mbi risitë kushtetuese është në fakt refuzim për të pranuar realitetin dhe kjo është një sëmundje tanimë e vjetër e opojashtëparlametares! Keqardhje. Por me ata pa ata, Parlamenti vendos edhe për ta, si sot si në 30 korrik. Reflektoni miq, listat do hapen! 



Lexo edhe :  Durrësi si Dubai - Kompania arabe përfundon projektin



LEXO EDHE: 

Bylykbashi: Rama do pazare me “dyer të mbyllura”, 5 qershori nuk ndryshon

Këshilli Politik, Gjiknuri: S’patëm dakordësi për listat, por procesi nuk ndalet

1


Etiketa: , ,

Pas