Tuesday, January 31, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Rama: Pa Merkel, Ballkani s’do ishte njësoj, për detin e diellin jemi përpara BE

by mapo.al
14/09/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika, Video
0

Në një konferencë të përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu lëvdatat për punën e saj në postin e kancelares në lidhje me ndikimin e saj në Ballkan dhe politikat europiane. Rama u shpreh se pa punën e Merkel për procesin e Berlinit, Ballkani nuk ishte sot ai që është.

Ai theksoi se është i lumtur që ka qenë në postin e kryeministrit dhe që në të njëjtën kohë në Gjermani drejtonte Merkel. Në fund të fjalës hyrëse ai e ftoi Merkel të rikthehet në Shqipëri për të shijuar detin, diellin dhe humorin e në këtë pikë nuk la pa thumbuar Bashkimin Europian. Ai tha se në këtë fushë Shqipëria është shumë përpara Bashkimit Europian.



“Kjo është një ditë e bukur dhe e trishtuar. Është një ditë e bukur sepse kemi privilegjin të presim në Tiranë një mike të Ballkanit dhe shqiptarëve dhe popujve të rajonit. Është ditë e trishtuar sepse në një farë mënyre kjo është edhe vizita e lamtumirës së Angela Merkel si kancelarë e Gjermanisë. Askush nuk ka bërë për këtë rajon pas kapërcimit të luftës më shumë se kancelarja gjermane. Ajo që është akoma më e rëndësishme është se askush nuk e ka kuptuar këtë rajon më mirë se kancelarja gjermane.

Është gjithmonë një problem se nuk i ka qejf fjalimet me fjalë të bukura por është shumë e sinqertë shprehja e fjalëve më të mira për procesin e Berlinit që është një vizion largpamës për të parë të ardhmen të gjithë së bashku dhe përtej rezultateve konkrete në aspektin e fushave që mbulon procesi i Berlinit. Arritja më e madhe është vendosja e një fryme bashkëpunimi dhe bashkëveprimi. Ishte privilegj të ishte në Tiranë në pamundësi për të vizituar të gjithë vendet. Shpreh mirënjohje dhe miqësinë në emër të shqiptarëve për atë që Gjermania ka bërë për Shqipërinë dhe për atë që kancelarja ka bërë për rajonin. Nga ana tjetër duke e respektuar faktin që kancelarja është një lider që drejton Gjermaninë prej shumë vitesh por asnjëherë nuk ka munguar t’i japë zemër politikës europiane. Është gjermane dhe kohën e ka të shtrentë. Oraret i ka të rëndësishme.

Sot Ballkani Perëndimor është më mirë se Angela Merkel do të niste procesin e Berlinit. Cilido të jetë fituesi në Gjermani Angela Merkel do i mungojë këtij rajoni. Interesi këtu është të dëgjojmë më shumë fjalët e saj se fjalët e mia. I shpreh mirënjohjen dhe i them se ishte privilegj, nder dhe kënaqësi të kisha këtë detyrë në këtë njëjtën kohë me të dhe të mësoja prej saj dhe sipas meje, sot është një moment për të gjithë ne të jemi të vetëdijshëm për atë që kancelarja ka bërë dhe boshllëkun që ajo lë. Pa Merkel Ballkani nuk do jetë njësoj dhe as Europa nuk do ishte si është sot. Kancelarja që në detyrën e saj ka pasur impenjime dhe në kohën e lirë të ketë kohën dhe dëshirën për t’u kthyer në Ballkan dhe Shqipëri për t’u shpërblyer me detin, diellin dhe humorin që në këtë fushë është shumë përpara BE”, tha Rama.

Tags: merkelRamatakimitiraneVideo

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
Next Post
Merkel konferencë për shtyp me Ramën: Shqipëria ka plotësuar kushtet për në BE

Merkel konferencë për shtyp me Ramën: Shqipëria ka plotësuar kushtet për në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In