Kryeministri Edi Rama paralajmëron se pas ndryshimit në kabinetin e tij qeveritar, në janar do të ketë ndryshime edhe në nivele të larta të administratës.
Kreu i qeverisë mblodhi mëngjesin e së shtunës kryesinë e PS-së, ku foli lidhur me ndryshimet qeveritare dhe nevojën që kishte për rifreskim qeveria pas protestave të studentëve.
“Përtëritja e qeverisë do të pasqyrohet edhe në nivele të larta të administratës, ku përfshihen drejtorë të mëdhenj dhe drejtues rajonalë në qarqe”, mësohet të jetë shprehur Rama në mbledhjen e kryesisë së PS-së.
Në mbledhjen e kryesisë së PS-së, Rama vendosi të ndryshojë më shumë se gjysmën e kabinetit të tij. Nga 14 anëtarë të kabinetit të tij, kreu i qeverisë vendosi të ndryshojë 8 prej tyre.
Përmes kriterit “5 vjet ministër”, Rama vendosi të largojë ministrat Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati, Lindita Nikolla, Mirela Kumbaro dhe Niko Peleshi.
Te protestoni ju maloket e Mapos dhe studentet sa te doni se Shqipetaret kurre nuk i japin pushtet me PD-LSI. Dhe per 6 vite e gjysem jo. Kjo eshte e sigurt. Ju jeni te financuar nga Ruso-Greko-Serbet. I gjithe publiku Shqipetare do ju shohi nje dite.
pa dyshim ne vend te roshit,doshit,frrokve e ndokve do ti vej bijet e tyre por me emer e mbiemra te rinj.
parti edvin o sa mir po i dhin.