Kryesore

Rama: Pas 10 Qershorit hapen plazhet për të gjithë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:36 - 24/05/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të Dielë se nga 1 Qershori do hapen kufijtë tokësorë me vendet fqinje. Lidhur me sezonin turistik, deklaroi se “plazhet hapen nga 1 qershori për hotelet dhe pas 10 qershorit për të gjithë”.


Kryeministri bëri me dije se, java e ardhshme do jetë java e fundit me kufizim të orareve në të gjithë vendin, por shtoi se pavarësisht ditëve të javës, “dy fundjava pa makina do mbeten në fuqi”.


“Do hapim plazhet pas 1 qershorit për hotelet dhe më datë 10 qershor për të gjithë qytetarët. Fundjava pa makina do të mbetet edhe dy javë.


Deri në fund të muajit do të hapim transportin publik, por pjesë – pjesë. Shumë shpejt do të publikojmë planin tonë për rimëkëmbjen ekonomike.”- u shpreh Rama.



Etiketa: , ,

Pas