Kryesore

“Rama peng i oligarkëve”/ Basha: Të ndershmit ia kanë hequr vizën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:59 - 19/05/20 |
mapo.al

Kreu i PD, Lulzim Basha, nëpërmjet një statusi në Twitter, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, i cili mohon përdorimin e dhunës nga policia gjatë protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.


Basha shprehet se Rama nuk e sheh më as vizën e korrupsionit dhe as vizën e dhunës. Lideri demokrat, thotë se Rama është peng i krimit, dhe sillet si kriminel me njerëzit.


Më tej, kreu i PD, thotë se, Rama duke qenë peng i oligarkëve, vjedh përditë, shkatërron dhe varfëron shqiptarët për ta. Basha thekson se kryeministri shfrytëzoi pandeminë për të shkatërruar Teatrin Kombëtar.



LEXO EDHE: 

Protesta tek Teatri, Rama: Policia me sjellje europiane, s’ka ushtruar dhunë


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas