Kryesore

Rama për Al Xhazirën: Shqipëria nuk është gati për të hyrë në BE






               Publikuar në : 19:46 - 16/06/19 |
mapo.al

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për rrjetin televiziv, Al Xhazira. Ai thotë se Shqipëria nuk është gati për anëtarësim në BE, pjesërisht për shkak se institicionet politike të vendit shihen si të nënzhvilluara. Duke folur për situatën politike në vend, Rama thotë se ndryshimi i datës së zgjedhjeve në vend do të minojë demokracinë.


“Nëse do vendosim precedentin që një parti, dy parti, tre parti, një palë, vendos të imponojë kushtet e zgjedhjeve, atëherë këtë precedent do e kemi për shumë vite në vazhdim,” tha Rama.

“Në fund të fundit, zgjedhjet nuk bëhen që të vendosin politikanët, por që njerëzit të vendosin për politikanët”.

Megjithatë, Al Xhazira thekson se situata politike ka shtuar skepticizmin nëse Shqipëria është gati të bashkohet me BE.

Rama i pranon problemet.

“Mendoj se Shqipëria ka një problem me krimin e organizuar dhe korrupsionin, si çdo vend që nuk është ende një shtet modern dhe funksional. Prandaj jemi në këtë proces, prandaj nuk jemi anëtarë të BE-së, prandaj nuk po pretendoj se është një padrejtësi që nuk jemi anëtarë sot. Ne duhet të përgatitemi, të modernizohemi, të luftojmë krimin dhe korrupsionin me vullnet të fortë, por gjithçka ka të bëjë me institucione shumë të forta dhe mekanizma shumë të fuqishëm dhe funksional në çdo drejtim,” tha ai.

“Kur e kthej kokën pesë vjet e gjysmë pas dhe shoh nga kemi ardhur, kemi bërë gjëra domethënëse. Por kur shoh përpara, ku duam të shkojmë dhe ku dua ta çoj vendin, ka shumë për të bërë”.


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas