Aktualitet

Rama për “Financial Times”: BE vuan nga amnezia, shpresoj të shërohen shpejt














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:31 - 13/05/21 |
mapo.al

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një intervistë për prestigjiozen “Financial Times” duke folur për integrimin e vendit të tij në BE, por edhe për zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan në 25 prill.






Rama e quan Shqipërinë një demokraci adoleshente që ka probleme, por për të arritur pjekurinë i duhet një kohë e gjatë.


“Shqipëria është një demokraci adoleshente, dhe si çdo adoleshent ajo ka probleme, por po rritet dhe do të arrijë pjekurinë për një kohë jo të gjatë,” i tha Rama, “Financial Times”.







Më tej, kreu i qeverisë thumbon BE-në, duke theksuar se Brukseli po vuan nga disa amnezi (Shën.red. Humbje e plotë e kujtesës ose dobësim i saj për shkak sëmundjesh) për atë çfarë janë dhe kush janë, por ai shpreson që të shërohet shpejt.



“Nëse Shqipëria është një adoleshente, Brukseli po vuan nga disa amnezi për atë se kush janë, cili është qëllimi i ekzistencës së tyre,” tha ai.



Ata janë forca më e madhe për njerëzimin e mirë që ka krijuar dhe shpresoj se do të shërohen shpejt sepse pa to bota është një vend shumë më i keq” – tha Rama.

Lexo edhe :  Rama e largoi nga Elbasani, Balla prezantohet në Fier si drejtues politik

Parregullsi në zgjedhje?
Kryeministri është pyetur nga “Financial Times” për akuzat për parregullsi në zgjedhje, të pretenduara nga opozita dhe presidenti Ilir Meta.

Rama ia ka anashkaluar akuzat duke thënë se kush nuk di çfarë të bëjë me lirinë e shprehjes, ankuhoet për mungesë lirie. “Ata që nuk dinë çfarë të bëjnë me lirinë e fjalës ankohen për mungesë lirie” – tha Rama.

Ai ka folur gjithashtu për opozitën duke thënë se janë humbës të këqij, dhe kush është humbës i keq nuk fiton dot.

Opozita ka humbur betejën e saj të pestë radhazi – tre zgjedhje të përgjithshme dhe dy lokale – sepse ata kurrë nuk kanë qenë humbës të mirë. Nëse je një humbës i keq, nuk mund të fitosh“, vijon kryeministri Edi Rama, për “Financial Times”.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas