fbpx

Politika

Rama për Hajdaragën: Burrë i paqtë dhe i arsyeshëm, nuk prishte qejf me asnjë





               Publikuar në : 16:21 - 30/07/18 |
mapo.al

Kryeministri, Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga.


Në një postim në fb, Rama shkruan: “I trishtuar për lajmin e ndarjes nga jeta të mikut tim Luan Hajdaraga; burrë i paqtë e i arsyeshëm që diti gjithnjë të mos prishë qejf me asnjë. U prehtë në paqe”.



Ish-deputeti e nënkryetar i Partisë Socialiste ndërroi jetë në moshën 69 vjeçare.


Në maj të 2018 Qeveria miratoi një vendim për akordimin e fondit prej 1.9 milionë lekë për mbulimin e shpenzimeve mjekësore për zotin Hajdaraga.

Fondi mbulonte transportin jashtë vendit për ish-ministrin i cili kishte pësuar ishemi cerebrale. Hajdaraga ishte dërguar për mjekim në Turqi por më pas u kthye.

Me gjithë trajtimet disa-mujore, ai u kthye në Shqipëri ku ndërroi jetë këtë të hënë (30 korrik) në urgjencën e QSUT-së.

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas