Kryemininistri Edi Rama është ndalur në takimin elektoral në Tepelenë edhe tek emri i sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, të cilit tashmë Shqipëria do të duhet t’i paguajë 110 mln euro për mbylljen e televizionit “Agon Channel” në 2015-n.
Ai e konsideroi “marifetçi të paskrupullt”, teksa tha se lufta kundër tij vazhdon.
Kreu i qeverisë gjithashtu sulmoi presidentin Ilir Meta dhe ish kryeministrin Sali Berisha, duke i cilësuar si dy njerëzit më të gëzuar për gjyqin e humbur.
“Një gëzim i neveritshëm dhe një përpjekje po kaq e neveritshme për të motivuar ndjekësit e tyre duke arritur të shpërndajnë trakte nëpër Tiranë, se tani shqiptarët do të paguajnë një gjobë 110 mln euro”, – tha Rama.
“Ai marifetçiu bashkë me Saliun dhe Ilirin do marrin atë që nuk thuhet, do marrin atë që nuk hahet. Lufta kundër tij vazhdon. Ai është një marifetçi i paskrupullt”, – vijoi kryeministri.
LEXO EDHE:
Greva në Rinas – Rama: Berisha dhe Meta kanë gjetur kryeministrin e gabuar