Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen qe u arrit sot mes Vetëvendosjes dhe LDK-se, për krijimin e qeverise së re të Kosovës.
Përmes një mesazhi në Twitter Rama thekson se pret me padurim që të dy qeveritë të shtrojnë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin mes dy vendeve.
Reagimi
“Suksese VV-LDK në formimin e qeverisë së re dhe në qeverisjen e Kosovës! Uroj të kemi një bashkëpunim sa më të dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit dhe pres me padurim të shtrojmë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin tonë🇦🇱🇽🇰”, shkruan Rama.