Kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale në Kolonjë tha se çeljen e negociatave po e pengon opozita. “Ata, maksimumi që mund të bëjnë, është që duke bërë një vetëvrasje të zhurmshme si kjo që po bëjnë, ta dëmtojnë përkohësisht Shqipërinë dhe përkohësisht të na pengojnë edhe të ulemi në tavolinë për të çelur negociatat”, u shpreh Kryeministri.
Ai e pranoi se këto zgjedhje janë të çuditshme, për shkak se është një garë pa kundërshtarët kryesorë.
“Ata sot janë më keq se ç’kanë qenë kur kanë qenë keq. Ne nuk ndjehemi mirë me këtë situatë. Këto zgjedhje janë të çuditshme në një kuptim sepse janë zgjedhe pa kundërshtarët kryesorë. Dhe nuk janë gjëja më e mirë që mund t’i ndodhte Shqipërisë kur Shqipëria pret me të drejtë të çelë negociatat për t’u anëtarësuar në BE. Atyre fajin ua ka mendja e tyre, por çfarë borxhi u ka Shqipëria atyre”, vijoi Rama me akuzat për PD-në e LSI-në.