Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS-së, kryeministri Edi Rama ka ironizuar situatën në PD, teksa u shpreh se nuk ndjen asnjë keqardhje për opozitën.
Ai tha se ajo forcë politike duhet të kishte “shkuar në djall”, teksa shtoi se janë të shqetësuar për mungesën e opozitës, pasi bien në kurthin e pamotivurve për të luftuar.
“Arma jonë më e madhe nuk është ushtria dhe diplomacia, por shqiptaria. Arma jonë më e madhe është lidhja e pashkëputshme e përkatësisë ndaj kësaj toke, e të gjithëve ne. Pavarësisht se jemi nga veriu apo jugu, flasim gegërisht apo toksërisht. Këtë armë nuk mund ta lëmë që të rrisim fjalime dhe rregulli të bëhet copë. Aq më shumë do forcohet ndjenja e sigurisë te shqiptaria, te familja e përbashkët. Ditmiri tha me të drejtë; Nuk është e thënë që të jemi ndarë dhe të mos jemi bashkë njëkohësisht. Gjerat që na ndajnë janë shume më të vogla se sa na bashkon me detyrim përcaktim. Kemi mësuar një gjë të madhe, që ne ia dalim. Kujt ia priste mendja se ne do ja dilnim me gjithë ato panorama apokalipsi me tërmetet. Ia dolëm. Po jua them këtu, se jemi me njëri-tjetrin dhe s’na del fjala. Zero keqaredhje. Ajo forcë duhet të kishte shkuar në djall shumë kohë më parë. Ne jemi të shqetësuar, jo se na mungon opozita andej, po sepse nuk duhet të biem në kurthin e atij që nuk është i motivuar të luftojë. Është shumë më e vështirë se sa të jesh me opozitën. Atë opozitë që kemi pasur përmes një politike që është opozita reale,” tha Rama.