Kryesore

‘Rama përballë sfidës më të vështirë që kur mori pushtetin’







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:15 - 18/12/18 |
mapo.al

Shumë media të huaja kanë shkruar për protestën e studentëve në Shqipëri. Por duhet theksuar se deri më tani kanë qenë raportime që vijnë nga Associated Press apo Reuters. Por nga e hëna, në vend kanë nisur të vijnë edhe gazetarë të huaj.


Një gazetare holandeze u bë e famshme pasi publikoi një mesazh në rrjetet sociale, një bisedë të shkurtër me një taksist, që pavarësisht se kishte ngecur në trafik nga protesta, ishte i lumtur që studentët kanë dalë në rrugë.


http://www.mapo.al/analiza-e-zhejit-basha-po-behet-gati-per-zgjedhje-te-parakohshme/



Kurse e përditshmja e njohur zvicerane, Neue Zuercher Zeitung, ka publikuar një reportazh nga gazetari Volker Pabst. Interesant është se kjo gazetë para pak ditësh publikoi një intervistë ku fliste për artistin Rama dhe ekspozitën e tij në Gjermani. Këtë herë, ajo shkruan se edhe artisti Edi Rama ka qeverisur në mes të korrupsionit dhe nepotizmit.


http://www.mapo.al/gazeta-e-njohur-zvicerane-protestat-shkojne-pertej-problemeve-te-universitetit/


“Për Fabio Seferin, që hulumton në Bruksel për vendlindjen e tij, protestat përfaqësojnë ndoshta sfidën më të madhe politike për qeverinë e Edi Ramës që prej marrjes së detyrës pesë vjet më parë. Edhe në të shkuarën ka pasur protesta, para pak ditësh pati një të tillë për shpronësimet për ndërtimin e një rruge. Megjithatë, sipas Seferit, këto ndodhin zakonisht brenda kuadrit të konfrontimit të zakonshëm politik me opozitën”.

“Por protesta aktuale e studentëve ka një tjetër dinamikë. Në të gjithë kampin, këtu artikulohen kërkesa politike, që kanë mbështetjen e gjerë të popullsisë, por që nuk kanë pretendime direkte për pushtet. Rasti i fundit ishte kur ndryshoi regjimi në fillim të viteve ’90. Për shkak se në atë kohë protestat u iniciuan nga studentët, edhe protesta aktuale e dhjetorit është krahasuar në mënyrë të pashmangshme me atë të viteve ’90- por disa pretendime mund të jenë të tepruara”.

“Qeveria i merr seriozisht situatën. Nëse Edi Rama do të shkojë në Bruksel këtë të mërkurë për Samitin e Ballkanit Perëndimor, kjo mbetet ende e hapur për shkak të situatës,” shkruan gazeta.


Etiketa: , , , ,

Pas