Aktualitet

Rama: Përmbushëm detyrat por s’jemi gati për në BE, Europa hipokrite














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:38 - 11/05/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews Europe se Shqipëria nuk ka asnjë opsion tjetër përveç BE-së. Rama deklaroi se Europa nuk i ka mbajtur disa premtime duke u treguar sipas tij hipokrite dhe dritëshkurtër, edhe pse vendi ynë i ka përmbushur detyrat e shtëpisë. Kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria nuk është gati për të hyrë në BE por duhet të hapen negociatat






Intervista e plotë


Sa domethënës është hapja e negociatave me BE?





Është shumë e vështirë. Ne na është dashur ta marrim këtë hap dy vite më parë dhe përsëri e përsëri. Nuk ndodhi për shkak të rrethanave. Ne shpresojmë se ky do të jetë rasti por nuk është e lehtë.



Çfarë do të bëni nëse ngecni përsëri?



Ne do vazhdojmë të punojmë sepse për ne Europa nuk është destinacion politik apo objektiv është fe. Askush nuk mund ta tradhtojë këtë fe në Shqipëri. Është dhe amanet që ne duam ta sigurojmë për fëmijët tanë. Ne vetëm punojmë fort e më fort.

Afrimi i Shqipëri me BE ka qenë një premtim politik i juaj që nga fillimi? Sa domethënie ka kjo?

Ka gjithmonë domethënie po aq sa kishte ditën e parë. Shqiptarët nuk lodhen kurrë së luftuari për të qenë pjesë e Europës. Sigurisht zhgënjimet kanë qenë vijuese dhe BE nuk ka mbajtur disa premtime. Ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë. Ne do vazhdojmë t’i bëjmë. Për ne Europa është ajo që ka qenë nga dita e parë. Ne dolëm nga komunizmi dhe kemi mundësinë të zgjedhim. Atëherë nuk kemi zgjedhur. Zgjidhnin të tjerët për ne.

Me procesin që po zgjat Ballkani është kthyer në fushëbetejë për fuqitë e jashtme. Ku qëndron Shqipëria?

Duke mos qenë të integruar në BE, Ballkani Perëndimor mbetet zonë gri që ofron atraksion dhe shanse edhe për të tjerët që nuk kanë të njëjtat principe dhe vlera apo parime që ka BE. Për Shqipërinë nuk shoh ndonjë rrezik sepse ata janë shumë fanatikë për perëndimin dhe BE. Vendet e tjera pak a shumë kanë më shumë lidhje me këto ndikime.

Lexo edhe :  Rama: Turqia pjesë e rëndësishme e sigurisë së BE, s’ka influencë në Shqipëri

Shqipëria ka kaluar nëpër ndryshime Kushtetuese në shkallë të gjerë. Sa përparim ka bërë Shqipëria ku vjen puna tek shteti i së drejtës?

Shqipëria ka bërë përparime. Ka një ndryshim të madh mes të qenit anëtar dhe përfundim të negociatave. Siç jemi sot, nuk jemi gati për të hyrë në BE por jemi gati për të hapur negociatat. Këto qëndron kontradikta dhe Europa po tregohet dritëshkurtër dhe hipokrite. Shqipëria meriton të hyjë në rrugën e negociatave dhe pikë.

A mendoni se është ky progres që ju ndihmoi të zgjidheshit sërish?

Unë mendoj se njerëzit në Shqipëri e kanë të qartë se puna nuk ka mbaruar. Mandati i tretë është për të mbaruar punën. Qëndrimi im është shumë i thjeshtë.

Procesi i zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Cili është qëndrimi juaj me dokumentin jo zyrtar që ka qarkulluar në Bruksel që mbron idenë e ripërcaktimit të kufijve të Ballkanit Perëndimor?

Qëndrimi im është i thjeshtë. Për sa kohë them ne e kam fjalën për të gjithë aktorët, nuk do ta përmbysim status-quo-në me një qasje shumë të hapur dhe të qartë. Frustrimet do të jenë të pranishme dhe do të shfaqin nga idetë më qesharake. Por teksa kemi mosmarrëveshje të thella për të zgjidhur ne duhet të biem dakord që të mos biem dakord për to. Por ama duhet të bashkohemi për të krijuar në rajon një zonë shengen funksionale me të gjitha liritë e Europës.

133


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas