Në emisionin “Zonë e Lirë”, kryeministri Edi Rama u shpreh se po studiohet mundësia e lejimit të kanabisit farmaceutik, për arsye mjekësore kundër koronavirusit.
Pyetjes se disa studiues kanë thënë se hashashi mund të luftojë koronavirusin, Rama e konfirmoi dhe tha qe po shikohet si mundësi.
Arjan Çani: Kujt do t’ia lësh drejtimin e qeverisë po u infektove?
EDI RAMA: Timonin do ta mbaj vetë tek respiratori, drejtimin ta marrë kush të dojë.
Arjan Çani: Po ‘Ben Tigrit’ çfarë porosie do t’i lije?
EDI RAMA: Do i them, o ti o korona duhet të keni ikur kur të dal nga këtu.
Arjan Çani: Thonë që hashashi shëron koronavirusin…
EDI RAMA: Atë pa leje nuk e lejojmë, atë me leje po e studiojmë. Jemi të avancuar, por akoma nuk jemi ne kapitullin e fundit.