Kryeministri i vendit Edi Rama po kthehet pas vizitës në Itali që siç shkruan dhe vetë kishte për qëllim marketingun politik në vendin fqinj, ku jetojnë dhe qindra mijëra shqiptarë.
Përmes një statusi në Twitter ai thotë se lideri i opozitës hodhi baltë ndaj vendit, ndërsa ai u përpoq ta hiqte këtë baltë duke dhënë shumë intervista në TV e gazeta përtej Adriatikut.
Statusi i Ramës
“Për Tiranë pas 24h në Romë, tv më tv e gazetë më gazetë, për të pastruar sa mundej baltën e ziftin që lidershipi qorr i opozitës sonë, i hodhi ndërkombëtarisht Shqipërisë! Ata nxisin dhunë për hesapin e tyre krejt vetjak, po faturën e paguan vendi dhe ekonomia #HumbësaPaDinjitet”