Aktualitet

Rama poston video nga punimet te aeroporti i Kukësit: Fluturim falas kush më ka sharë nga Londra





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:06 - 02/05/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një video nga punimet që po kryhen për ndërtimin e aeroportit të Kukësit.


Kreu i qeverisë ka zgjedhur që t’u përgjigjet të gjithë atyre zërave skeptikë që e kanë përqeshur për këtë aeroport.


“MIREMËNGJES, me këtë video të dedikuar për të gjithë ata që më kanë përqeshur për Aeroportin e Kukësit, ku po punohet intensivisht dhe vitin e ardhshëm do të ulim Migjenin, me një fluturim falas për të gjithë ata që më kanë sharë nga Londra😉”, shkruan Rama.


Ai ka zgjedhur si kolonë zanore për videon, vallen e njohur të Kukësit.



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas