Wednesday, June 7, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Rama pranon ‘kontrabandën’ e ilaçeve me Di Maion dhe vendin mik që e ndihmoi gjatë pandemisë

Kryeministri shqiptar pas akuzave të mediave të huaja zbulon të vërtetën: Kontrabandën e vaksinave e bëmë me ndihmën e shërbimeve sekrete!

by us er1
09/10/2022
in Aktualitet, Kryesore, Politika, Shqipëria
0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë një fjalimi të mbajtur në universitetin e Bergamos, se  ka marrë vaksina fshehurazi nga Italia gjatë periudhës së pandemisë.

Kjo, sipas kreut të qeverisë shqiptare ndodhi sepse kompania Pfizer u ndalonte të gjitha shteteve të cilat i furnizonte, të shpërndanin vaksinat tek vendet e tjera.



Rama shprehet se ka bërë kontrabandë vaksinash së bashku me Luigi Di Maion, i cilim bante rolin e Ministrit të Jashtëm gjatë periudhës së pandemisë.

Corriere Della Sera ka publikuar deklaratën e kreut të qeverisë shqiptare, ku ndër të tjera ai u shpreh: ‘Njerëzit kishin frikë dhe ne mbetëm si peshku pa ujë, pasi nuk po siguronim vaksina anti-Covid.

“E pyeta Luigin: a mund të na japësh doza të paktën për mjekë dhe infermierë? Pfizer kishte një kontratë shumë kapitaliste me qeveritë: Unë ju jap vaksinat, por ju nuk mund t’ia jepni askujt. Luigi tha: Do të ishte një gjë shumë serioze! Por ne e bëmë këtë me shërbimet sekrete: dy ministra që i kalonin mallrat kontrabandë njëri-tjetrit për të shpëtuar njerëzit. Më pas nuk mund t’i fshihnim vaksinat, duhej t’i administronim edhe ato. Avokatët e Pfizer kërcënonin me padi dhe donin të dinin se si i morëm ato, por ne thjesht thoshim: nga një vend mik.”.

Tashmë Rama ka sqaruar deklaratat e tij gjatë pandemisë kur shprehej se është furnizuar nga një vend mik me vaksinat kundër koronavirusit.

Nuk dihet nëse kjo përbën një shkelje ligjore dhe nëse aktualisht ka ndonjë proces të nisur ndaj kryeministrit shqiptar.

Një operacion kontrabande vaksinash i kryer nga dy ministra. Kjo është historia që kryeministri shqiptar Edi Rama tregoi mëngjesin e sotëm në Bergamo gjatë fjalimit të tij në “Kultura do të shpëtojë botën”, organizuar nga ”Semi – Storie di Eccellenza, Merito e Innovazione”.

Rama i referohej ministrit të Jashtëm, Luigi Di Maio i cili ishte ulur në rreshtin e parë të Aula Magna të Universitetit të Bergamos, në atë që ishte një nga daljet e tij të para publike pas humbjes së tij në zgjedhje.

Di Maio nuk pranoi të komentonte, duke refuzuar t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.

Rama e quajti vendin e tij “një Itali më të ngatërruar” dhe tha se nuk mendon se do të ketë probleme me qeverinë e ardhshme italiane nën drejtimin e Meloni.

“Nuk kemi pasur kurrë probleme në të kaluarën me asnjë lloj qeverie, si me të majtën ashtu edhe me të djathtën sepse ne i përkasim së njëjtës histori: Berlusconi do të kishte qenë një socialist i mirë nëse nuk do të kishte qenë tashmë vendi i zënë në atë anë”, tha Rama.

Duke folur për zgjedhjet italiane, Rama ka bërë shaka me kryetarin e bashkisë së Bergamos, Giorgio Gori. “Ai është një nga humbësit më të pabesueshëm në historinë e 30 viteve të fundit. Nuk e di se si keni arritur të humbni, por keni arritur të shkaktoni një humbje siç nuk do ta kishte asnjë kundërshtar”, tha Rama. Rama u shpreh optimist për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Jemi përpjekur shumë herë, por është si të organizojmë një dasmë dhe nusja nuk vjen. Shumë vite diktaturë na kanë bërë vendin më të largët nga Rusia (nuk kemi nevojë të aplikojmë sanksione, e kemi bërë që nga viti 1990) dhe më të afërmit me Evropën dhe SHBA. Ne jemi më pro amerikanë se teksanët. Për BE-në tani jemi më të qetë sepse tashmë ka pasur zgjedhje në vende si Franca dhe Holanda, pasi një ministër para dhe pas zgjedhjeve janë dy njerëz të ndryshëm, qëndrimi është i ndryshëm”, theksoi kryeministri shqiptar.

JU SUGJEROJME

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
Kryesore

Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja

03/06/2023
Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

31/05/2023
Next Post
3.500 bluza të bardha, si mund të ndalet investimi i madh i Shqipërisë së varfër për Gjermaninë

3.500 bluza të bardha, si mund të ndalet investimi i madh i Shqipërisë së varfër për Gjermaninë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In