Kryesore

Rama pret Avdullah Hotin: Kosova me doganë në Durrës, të hapim kufirin (VIDEO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:40 - 03/07/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama priti sot në takim homologun e tij nga Kosova, Avdullah Hoti. Dy kryeministrat dhanë një konferencë të përbashkët për mediat, pas takimit që patën kokë më kokë.


Rama u shpreh se mbledhja mes dy qeverive, (nese e lejon situata e koronavirusit) do të mbahet në Shkodër në shtator, ndërkohë që në Pallatin e Kongresve do të zhvillohet Kongresi i autoriteteve vendore të Shqipërisë e Kosovës.


Rama ka theksuar se temat kyçe të diskutuara gjatë takimit me Hotin ka qenë Dogana e Kosovës në Durrës, njehsimi i dokumenteve për shkëmbimin e mallrave mes dy vendeve, eksport-impor dhe hapja e kufirit pa kontroll për lëvizjen e njerëzve.


Sot kemi folur për doganën e Kosovës në Durrës, në parim është e dakordësuar, por në zbatim jo e plotë, pasi ajo që në fakt Hoti ka ngritur në bisedën e përbashkët përbën thelbin e marrëveshjes, jo një stacion i parë i pasuar nga një i dytë kontrolli në Morinë, por një i vetëm në Durrës ku hyrja e të gjitha mallrave për në Kosovë nga pikëpamja legjislative dhe juridike duhet të trajtohet si hyrje në Kosovë. Na duhet detajim teknik i marrëveshjes për të mos lejuar që burokracia apo interesa të caktuara të pengojnë zbatimin”- tha Rama.


“Njehsimi i shumëherëfolur i dokumentacionit lidhur me mallrat që eksportohen apo importohen mes vendeve ku është e pamundur të flasim për efikasitet nëse nuk arrijmë që dy palët në nivelin teknik të kenë gjuhë teknike të njehsuar e të mos i kërkojmë ne në Shqipëri eksportuesve të Kosovës që të kenë dokumente dhe të Shqipërisë psh të AKU kur vijnë këtej, apo në Kosovë të mos i kërkohen ato të Kosovës kur shkojnë andej por një dokument i vlefshëm për të dy vendet”- vijoi kryeministri.

Kryeministri e cilësoi sërish me rëndësi zbatimin e Schengen-it rajonal si për lëvizjen e lirë të qytetarëve ashtu edhe të mallrave.

“Në kushtet e nevojës për të përparuar më shpejt lidhur me jetën e njerëvez dhe lëvizjen e mallrave, Shengeni rajonal mbetet në këndvështrimin tim një program ku shqiptarët këtej e andej kufirit duhet të shohin bashkërisht interesin e tyre strategjik, besoj se është e qartë, kush nuk na pengon që në një kohë të shpejt të hapim kufirin pa asnjë kontroll, cka thashë për doganën do të vlejë për njerëzit në qarkullimin mes Kosovës e Shqipërisë, ndërkohë që dy ministritë e brendshme janë në progres për të krijuar bazën e përbashkët të të dhënave për perimetrin e sigurisë dhe hyrje daljet në gjithë pikat në Shqipëri e Kosove”– tha ai.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas