Aktualitet

Rama prezanton ligjin e ri për prokurimet publike: Do kemi rezultate














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:50 - 13/07/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se me ligjin e ri të Prokurorimeve Publike, do mund të arrihet një nivel tjetër i transparencës së fondeve shtetërore.






Ai thotë se duhet ngritur një mur i lartë rreth Prokurorimeve Publike i pakapërcyeshëm nga faktorët politik.


Kreu i qeverisë tregoi dhe pritshmëritë e mandatit të tretë përsa i përket procedurave tenderuese dhe alokimin e fondeve publike në institucionet shtetërore.







“Ka shumë arsye që duhet ta dallojnë mandatet nga dy mandatet paraardhëse. Kryesorja është se nëse në mandatin e parë ishim gropë, në mandatin e dytë kemi vënë një bazë, në mandatin e tretë duhet të ngrihemi lart. Një nga arsyet dalluese do jetë niveli i kompetencës dhe transparencës së fondeve publike. Prandaj duhet një sforco e veçantë duke pasur në dorë një ligj të ri, që komplimentet e BE dhe partnerëve të tjerë për rritjen cilësore të nivelit të legjislacionit të ri, t’i marrim jo nga BE por nga populli shqiptar për rritjen cilësore të Prokurorimeve Publike.



I gjithë sistemi duhet rrethuar me një mur të lartë për të penguar penetrimin e gjithë agjentëve atmosferikë, politik, mediatik, social e kulturor dhe me radhë. Mesazhi që ne duhet të japim duhet të jetë një mesazh me fakte dhe rezultate dhe me dhënien e shembujve tërësor për të ndryshuar këtë perceptim. Ka një element që është shqetësues. Po të shohim ecurinë e Prokurorimeve Publike, nuk ka krahasim ku ishim dhe ku jemi. Kjo nuk e ka ndryshuar perceptimin. Këtu nuk kemi shanc që këto llogaritë t’ia kërkojmë popullit.

Nuk duhen shumë, duhen edhe më pak se çka raste abuzive që perceptimi, jo të mos ndryshojë por të bëhet dhe më keq. Pritshmëria e njerëzve është më e lartë. Koha për njerëzit fluturon. Nuk mund të presim dhe 30 vite që të shohim një shtet që të gjhithë të marrin atë që i takon. Nuk dua të zgjatem më tutje por dua të nënvizoj një gjë. I kemi të gjitha arsyet në nivelin e ministrive dhe agjencive të mëdha që të besojmë se mund të bëjmë një sukses në këtë drejtim.

Këto ndodhen në tabelën krahasimore të nivelit të parë dhe nivelet e tjera. Përqëndrimi i vëmendjes dhe ushtrimi i vullnetit nga titullarët e institucioneve të rëndësishme ka hapur rrugën. Tabela krahasimore thotë që kur kalon në nivelin 2, problematika është shumë e ngjeshur dhe duhet luftuar me forcë dhe vendosmëri” – tha Rama.

LEXO EDHE: 

Rama: 70% e institucioneve të përfshira në abuzime me tenderat

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas